Këngëtarja e njohur Tuna ditë më parë ka përjetuar ndjenjën më të bukur, atë të të bërit nënë për herë të parë.
Është ky Tiani i vogël i cili mbushi jetën e saj dhe Patrisit me plot dashuri.
Edhe profilet e tyre tashmë janë zbukuruar edhe më shumë me fotografitë e Tianit të vogël.
Tuna pak minuta më parë në profilin e saj në Instagram ka postuar një fotografi shumë të ëmbël duke mbajtur djalin e saj në duar.
Ajo që bie në sy është fytyra e Tianit e buzëqeshur.
Tuna madje po e quan me një emër përkëdhelës djalin e saj.
‘Përqafimet e mëngjesit me kikirikun tim të vogël’, shkruan Tuna në këtë foto



