Nga Nertila Dosti
Qytetarët shqiptarë nuk duhet të alarmohen nga përhapja e virusit Zika.
Deklarata vjen nga mjeku infeksionist Tritan Kalo, i cili në një intervistë për Tema TV thekson se nuk nuk ka vend për panik, ndërsa këshillon qytetarët që të tregojnë kujdes nëse udhëtojnë jashtë Shqipërisë.
Duke përjashtuar gratë shtatzëna, virusi Zika nuk lë asnjë pasojë tek personat e tjerë që preken, ndërsa tek foshnjat shkakton një sërë komplikacionesh në tru.



