
Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa është larguar nga Maldivet për në Singapor, thanë burimet për BBC.
Presidenti shkoi në Maldive një ditë më parë mes protestave masive për krizën ekonomike të Sri Lankës.
Nuk është e qartë nëse Rajapaksa do të qëndrojë në Singapor apo nëse do ta përdorë atë si një destinacion largimi.
Ai më parë ishte zotuar të jepte dorëheqjen deri të mërkurën, por deri më tani nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Lideri, i cili si president gëzonte imunitet nga ndjekja penale, besohet se donte të ikte jashtë shtetit përpara se të largohej për të shmangur mundësinë e arrestimit nga administrata e re.
Kjo vjen pasi Presidenti në detyrë Ranil Wickremesinghe të enjten vendosi një shtetrrethim për një ditë të dytë.
Qeveria e tij urdhëroi një shtetrrethim nga mesdita (06:30 me orën lokale) deri në 05:00 të së premtes për të shuar protestat.



