Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dërguar fletëthirrje për t’u paraqitur në SPAK këtë të mërkurë Rakip Sulit.
Në një lidhje për MCN Live, gazetar Andon Kello tha se kallëzimi ndaj Rakip Sulit ka ardhur në 11 shtator nga disa këshilltarë të koalicionit “BF”, Faik Basha dhe Adriana Kala e PD-së së Rithemelimit, si dhe nga disa qytetarë.
6 prej qytetarëve janë thirrur në SPAK 6 ditë më parë, ndërkohë që 4 të tjerë pritet të dëshmojnë.
Rakip Suli është kallëzuar për shpërdorim detyre, pabarazi në tendera dhe 3% e banesave sociale.
Herën e parë dhe të vetme që Suli ka shkuar në SPAK, është pasi ka paraqitur një kallëzim ndaj Xhelal Mziut për 3% e banesave sociale që nuk është respektuar. Tani ka përfunduar vetë për këtë çështje.



