
Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e MCN Live se problemi më i madh që ka sot Partia Socialiste është kohezioni i grupit.
Sipas Sokos në PS ka individë që duan të vrasin politikisht njëri-tjetrin.

Problemi më i madh që ka sot Partia Socialiste është kohezioni i grupit. Kjo që ndodh te PD është lodër kalamajsh. Për shkak se PS ka një kapak të madh që quhet Rama, dhe për shkak se PS i mban të gjitha brenda pa i bërë publike, ky sherri i PD zë banaqet, diskutimet publike. Problemi më i madh është mungesa e grupit aty brenda, Ka individë që duan të vrasin politikisht njeri-tjetrin.



