
Janë mbyllur pjesët e para, në dy sfidat gjymsëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Egnatia kryeson 1-0 ndaj Vllaznisë, falë një supergoli të shënuar në minutën e 31-të, nga braziliani Fernando.
Nga minuta e 35-të, Vllaznia luan me 10 lojtarë, pasi Stojanovic u ndëshkua me karton të kuq.
Në avantazh e ka mbyllur pjesën e parë edhe Kukësit, që kryeson minimalisht ndaj Tiranës.
Një gol i Mingos në minutën e 19-të, i dha epërsinë verilindorëve ndaj kryeqytetasve.



