Covid në SHBA, numri më i lartë të viktimave që prej Luftës së II Botërore

Covid në SHBA, numri më i lartë të viktimave që prej Luftës së II Botërore

Dita e djeshmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka regjistruar 4.229 viktima si pasojë e infektimit me Covid.

Shifër kjo e cila konsiderohet si nivieli më I lartë ditor që nga fillimi I pandëmisë.

Gjithashtu dje, CNN përsëriti se kishte 178 255 raste të reja, të cilat çojnë totalin e infeksioneve në 24 434 283 duke përfshirë 406 001 vdekjet.

Sipas Universitetit të Johns Hopkins dje u regjistruan 178 255 raste të reja të cilat çojnë në një total prej 434 283 infektimesh dhe 406 001 vitkima.

Numri i vdekjeve nga Covid-19 në vend, sipas llogaritjes së Universitetit Johns Hopkins, tejkaloi 405 399 vdekjet ushtarake dhe civile amerikane në Luftën e Dytë Botërore (shifër zyrtare nga Departamenti i Veteranëve).

Deri më tani, të paktën 35 990 150 doza të vaksinave janë shpërndarë dhe të paktën 16 525 281 doza janë administruar tek popullsia.

Administrata e re amerikane falënderoi sot OBSH për rolin e saj udhëheqës në luftën kundër pandemisë dhe e siguroi atë për mbështetjen e saj financiare.
“SHBA dje njoftuan kthimin e tyre në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe synojnë të përmbushin detyrimet e tyre financiare ndaj organizatës”, theksoi imunologu Anthony Fauci.

“OBSH është një familje e kombeve. Ne jemi të lumtur që SHBA qëndrojnë në familje”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Tëitter, pas njoftimit të administratës së re të udhëhequr nga Joe Biden për kthimin e SHBA në agjencinë e OKB.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy