Mëngjesin e kësaj të mërkure, kanë nisur punimet e pjesshme në aksin interurban Tiranë-Durrës, duke bërë që të shtohet edhe trafiku, ndryshe nga ditët e tjera.
Drejtuesit e mjeteve shprehen të shqetësuar sepse sipas tyre riparimet e pjesshme sjellin vetëm kaos, ndërkohë që nevoja është për një korsi të re.



