Tradhtia në çift/ Marku: Shkak për shumicën e ndarjeve. Llaha: Është kthyer në stil jetese

Tradhtia në çift/ Marku: Shkak për shumicën e ndarjeve. Llaha: Është kthyer në stil jetese

Në studion e MCN Informacion u diskutua mbi lidhjet jashtëmartesore. Avokatja Aurora Marku dhe psikologia Nereida Llaha analizuan rastet me të cilat janë përballur gjatë punës së tyre. Marku u shpreh se tradhtia është shkaku për 60-70% të ndarjeve. Ndërsa Llaha tha se tradhtia është kthyer në stil jetese. 

 

Aurora Marku – avokate

60-70-% e ndarjeve vijnë nga tradhtia. Është një fenomen që ka qenë gjithmonë në hije. Por tani e pranojnë më shumë. 

Zakonisht ata që kanë ekonominë e mirë e pranojnë.

Tashmë është frikë duke qenë se meshkujt tradhtojnë edhe me meshkuj. Ka shumë rast që bashkëshortet nuk e tregojnë dhe zgjedhin ta heshtin. Rasti që pashë unë ishte i frikshëm, pasi partneri i ishte prezantuar si shoku i ngushtë i burrit. Ajo e tha edhe në gjykatë. Ai e pranoi dhe tha që “nuk ka asgjë”. Bashkëshortja ishte e fundit që e kishte kuptuar këtë gjë. në momentin që e kam treguar si histori jam gjykuar shumë. 

Femrat janë ato që i drejtohen më shumë gjykatës. Unë mendoj se meshkujt tradhtojnë më shumë. 

 

Nereida Llaha – psikologe

Qasja ndaj tradhtisë nuk ka ndryshuar. Ajo që unë vë re është se është kthyer në stil jetese. Ne kuptojmë se po pranohet si akt. Nuk ka më peshën që ka pasur dikur. Nuk lëndon njësoj. 

Kur flasim për tradhti në një marrëdhënie, është diçka që të dhemb. Të gjithë kanë tendencën ta mohojnë. Zakonisht femrat kanë prirjen të falin më tepër. 

Mendoj se meshkujt janë ata që e iniciojnë një tradhti. Ata kanë predispozitën të flirtojnë më shumë. Një nënë që është familjare dhe që ka një partner në përditshmëri e vështirëson pak qasjen, por nuk përjashtohet. 

Fjala tradhti po normalizohet. Po bëhet më e pranueshme, ngelet një përgjegjësi emocionale për t’u menaxhuar. Besoj që një njeri që e ka shumë të qartë kufirin, di ku të marrë vendime. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy