“Xhadat„ Tenderi për shportën e bebes monopol i PAB Tirana   

“Xhadat„ Tenderi për shportën e bebes monopol i PAB Tirana   

Bashkia Tiranë ka zhvilluar së fundmi tenderin për blerjen e shportës së bebes me vlerë kontrate 235 milion lekë. Edhe këtë vit për të tretin vit radhazi tenderi u fitua nga e njëjta kompani, PAB Tirana. 

Që nga koha kur Bashkia Tiranë vendosi të heq bonusin prej 50 mijë lekë duke e zëvendësuar atë me shportën e bebes, kriteret e tenderit kanë mbetur të pandryshuara, po ashtu dhe kompania që shpallet fituese çdo vit. 

Pavarësisht procedurës së hapur të tenderit, e cila duhet të siguronte garë mes shumë subjekteve për cilësinë dhe çmimin, kjo nuk ka ndodhur.

Në tender përveç kompanisë, e cila duket se ka marrë monopolin e këtij tenderi ka marrë pjesë vetëm bashkimi i operatorëve ekonomik “SCREEN AD” shpk & “Luljeta Zanaj” që ndonëse ka dhënë një ofertë  më të ulët se oferta fituese, është skualifikuar me motivacionin parregullësi në plotësimin e dokumentacionit. 

Nëse do të bëjmë një llogari të thjeshtë me 235 milionë lekë Bashkia Tiranë ka porositur 6000 shporta për bebe me çmim rreth 39 mijë lekë secila.

Edhe në këtë rast vlera e shportës së bebes është 20% më pak se ajo e bonusit në para që jepej deri në vitin 2018, sa herë që Tiranës i shtohej një banor i ri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy