Pas 26 orë diskutimesh/ Kuvendi zgjedh Marjana Seminin, anëtare të Gjykatës Kushtetuese (VIDEO)

Pas 26 orë diskutimesh/ Kuvendi zgjedh Marjana Seminin, anëtare të Gjykatës Kushtetuese (VIDEO)

Pas një seance maratonë që zgjati më shumë se 25 orë, deputetët e maxhorancës votuan në orët e vona me 58 vota pro, emërimin e Marjana Seminit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka argumentoi se sipas Kushtetutës, në momentin kur asnjë nga kandidatët nuk ka 84 votat e mjaftueshme, kandidatja e renditur e para në KED, Marjana Semini merr mandarin në Kushtetuese.

Ardian Dvorani mori 14 vota dhe Arta Vorpsi mori 2 vota. Meqënëse asnjë nga kandidatët nuk ka marrë numrin e votave të kërkuara nga ligji, Marjana Semini e renditur e para emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Deputetët e opozitës shprehën dyshime se shumica socialiste po përpiqej të ndikonte me presione mbi votat e opozitës në votimin për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.

Me kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, votimi për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese ishte i fshehtë.

Ndërkohë me votim të fshehtë, Kuvendi rrëzoi kandidaturat e propozuara nga Partia Demokratike për Avokatin e Popullit, Ledio Brahaj me 71 vota kundër dhe Altin Goxhaj me 70 vota kundër. Kuvendi duhet të rihapë procesin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Kuvendi zgjodhi me 71 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim, Gentiana Sulën, kryetare të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Votimi ishte i fshehtë me kuti.

Me votim të fshehtë me kuti, Kuvendi zgjodhi me vota 72 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenim Erjola Sadushin anëtare të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike.

Kuvendi miratoi poashtu me 76 vota projektligjin “Për vreshtarinë dhe verën” dhe me 79 vota projektligjin “Për një shtesë në ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”.

Po ashtu me 80 vota u miratua projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për projektin e ndërtimit të Rrugës Tiranë-Elbasan-Qukës-Qafa e Plloçës, “Hua shtesë””.

Projektligji “Për Policinë Bashkiake” u miratua me 76 vota, ndërsa Akti Normativ “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar u miratua me 75 vota.

Kuvendi miratoi po ashtu me 80 vota projektligjin “Për aderimin në iniciativën e përbashkët për Rregulloren e Brendshme për Shërbimet të Organizatës Botërore të Tregtisë”; me 76 vota projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë””.

Projektligji “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë” u miratua me 75 vota, ndërsa projektligji “Për titujt e nderit dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë” u miratua me 76 vota.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy