Në 24 orët e fundit, vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Situata më problematike paraqitet në qarkun e Shkodrës, ku ka përmbytje të banesave në bashkinë e Vaut të Dejës, në të treja njësitë administrative Bushat, Vau Dejës dhe Hajmel.
Gazetarja Bendis Druni në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv tha se qyteti i Shkodrës nuk ka probleme.
Në banesa ka pasur prezencë të ujit.
Ndërkohë, lumi Glinë rrezikon daljen nga shtrati.
Gjatë mbrëmjes së kaluar reshjet kanë qenë me intensitet të lartë.



