Vrasja e policit dhe situata në veri/ Ukaj: Janë konfiskuar armatime të tjera, në kërkim persona në inkriminuar në sulmin terrorist (VIDEO)

Vrasja e policit dhe situata në veri/ Ukaj: Janë konfiskuar armatime të tjera, në kërkim persona në inkriminuar në sulmin terrorist (VIDEO)

Policia e Kosovës u sulmua dje nga grupe kriminale në veri, ku u vra polici Afrim Bunjaku, një tjetër polic u plagos dhe një u lëndua.

Ndërkohë sot në Kosovë, është zie kombëtare, që sipas politologut Fidan Ukaj, përkon me një respekt dhe nderim që nga spektri lokal politike deri te ata ndërkombëtar, në nderim të jetës së efektivit policor të vrarë.

Sipas Ukaj, Policia e Kosovës vazhdon të konfiskoj armatime të tjera të sekuestuar në Zveçan, teksa janë në kërkim persona në inkriminuar në sulmin terrorist.

Struktura ligjbzatuese po e vazhdojnë punën e tyre në lokacionin dje ka pasur sulme terrorist kemi informacione se po gjinden armatime te tjera e poashtu po kërkohet personat që kanë qenë të inkriminuar dhe që e kanë mbështetur nga jashtë, mbetet të shihet epilogu i gjithë kësaj që ndodhi dje.

Sot është ditë zie dhe natyrisht të gjithë janë ën respekt të humbjes së jetës së policit që humbi jetën dje.

Në rrafshin politik, pos kritikave dhe pos edhe ngushëllimeve që janë prezent nga e terë skena vendore, rajonale por edhe botërore , sot është ditë heshtje, edhe spektri politik dhe ai ndërkombëtar është në funksion të respektimit të humbjes së jetës së policit Afrim Bunjaku.

Politologu Ukaj, pohoi se Policia e Kosovës dëshmoi dje një profesionalizëm që pa ndihmën e askujt arriti të neutralizojë aktet terroriste të grupeve të ardhur nga Serbia.

Sipas hierarkisë, Policia e Kosovës është intervenuesi i parë në këto raste, në mungesë të kapaciteteve rëndom fton Eulexin e KFOR-in.

Si një forcë profesionale ajo me kohë kishte treguar efikasitet në punën e saj teksa në shumë konkurrime kishte marrë vende të pare e të dytë, poashtu edhe në raportet e EULEX dhe KFOR, ata kanë qenë të vlerësuar për profesionalizëm dhe dje e dëshmuan këtë. Njësia elitë, njësia speciale intervenuese arriti të neutralizojë këtë grup të strukturuar kriminal dhe një pjesë ta arrestojë.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy