Mbi 1 mijë viktima nga përmbytjet në Azinë Jugore

Mbi 1 mijë viktima nga përmbytjet në Azinë Jugore

Vëmendja e mediave botërore është fokusuar tek përmbytjet në shtetin amerikan të Teksasit, por një katastrofë më e madhe po ndodh në Azinë Jugore.

Më shumë se 1,000 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë mbarë rajonin gjatë këtij sezoni vere.

Numri i viktimave do të rritet, paralajmërojnë autoritetet dhe po kështu edhe përmbytjet nuk do të ndalen, madje do të përkeqësohen.

Vetëm gjatë kësaj të marte, në Indi shiu nuk u ndal për 24 orë.

Sipas Kombeve të Bashkuara, të paktën 41 milionë njerëz në Bangladesh dhe Nepal janë prekur drejtpërdrejtë nga përmbytjet dhe rëshqitjet e tokës ku si pasojë mijëra shtëpi janë shkatërruar.

Nga muaji qershor deri në shtator rajoni aziatik përfshihet nga shirat tropikale të njohur si muson por përmbytjet e verës 2017 konsiderohen si më të rëndat në shumë vite.

Në Bihar, në Indi, vetëm përgjatë javës së fundit humbën jetën më shumë se 400 persona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy