Analisti Sami Neza në MCN Live ka komentuar lidhur me paktin e Partisë Socialiste me Partinë Demokratike sa i përket reformës zgjedhore për të cilën u shpreh se vota e emigrantëve do të jetë një risi për politikën shqiptare.
Ai tha se lista e mbyllur dhe lista me preferenca në këtë sistem të jep pothuajse të njëjtin rezultat në të gjitha rastet, pra diferenca në rezultat mes 3 llojeve të listave është pothuajse e njëjtë.
Sipas tij me listat e hapura fuqia e fituesit do të ishte e madhe ndërsa theksoi se ndalimi i koalicioneve është ndëshkim për partitë e vogla.

Një numri votuesish ne nuk ua dimë sjelljen dhe mendoj e prurja e tyre, pra vota e emigrantëve do të jetë një risi për politikën shqiptare. Sa i përket ndryshimeve të herësit qoftë dhe ndarjes së kandidatëve nuk është ndonjë ndryshim thelbësor me zgjedhjet e mëparshme të cilat ndryshime në njëfarë mënyrë rrënuan përballjen mes individëve duke vendosur në plan të parë kryetarokracinë apo pushtetin politik.
Nqs ne e ndërtojmë goditjen mbi sistemin që është efekti i listave të hapura dhe ai që është tani është shumë vështirë të bësh dallimin. Tjetër gjë është nëse dy partitë e mëdha politike apo parlamenti do të binin dakord të ndryshonin sistemin. Çështja e listave të hapura, të mbyllura apo në dy niveli në këtë sistem të jep pothuajse të njëjtin rezultat në të gjitha rastet.
Nëse opozita pranon të futet me ato kushte të kushtetutës në zgjedhje demokracia ka marrë fund pastaj kot që futemi në zgjedhje sepse zgjedhjet mund të jenë të lira, por jo të drejta.
Në këtë rast pse po bëhet ky debat po bëhet sepse perceptimi është që zbritet fuqia e votuesit në këto votime. Nëse do kishim listat e mbyllura fuqia e votuesit do të ishte dhe me vogël, vetëm me lista të hapura do ishte e kundërta. Në Shqipëri ka pasur disa sisteme zgjedhore dhe ato kanë prodhuar zgjedhje të mira dhe të këqija prandaj s’mund të ndëshkojmë sistemin se zgjedhjet u bënë të këqija.
Më tej ai shtoi se me listat e hapura fuqia e fituesit do të ishte e madhe, por pushteti tregohet te një propozim tjetër i opozitës dhe jo te listat.
Ndryshimet e fundit në kshtetutë e kanë kthyer atë në një kushtetutë të njëanshme, pra që favorizon një palë, pra me atë përmbajtje që ka do të thotë se zgjedhjet nuk janë të drejta, mund të jenë të lira, por jo të drejta. Kushtet mes opozitës dhe maxhorancës nuk janë të barabarta.
Sa i përkëet aleatëve ata janë të ndëshkuar por megjthatë dhe kërkesa e partive të vogla aleate për listat e hapura është taktikë e tyre sepse i favorizon më shumë. Fakti që po qëndrohet te një proporcional pra në këtë formë që është me atë kushtetutë, partive të vogla u ngelet të shtojnë presionin ndaj maxhorancës që të ndryshojë kushtetutën, pasi ndalimi i koalicioneve është ndëshkim për partitë e vogla.



