Shkëmbimet tregtare me Kosovën në rënie/ Prençe: Produktet shqiptare po humbin konkurrueshmërinë

Shkëmbimet tregtare me Kosovën në rënie/ Prençe: Produktet shqiptare po humbin konkurrueshmërinë

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Economy, Edvin Prence, përfaqësues i Shoqatës së Eksportuesve Shqiptarë, ka ngritur alarmin për humbjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet rajonale. 

 

Ai theksoi se rritja e çmimeve dhe mungesa e mbështetjes nga qeveria po vështirësojnë eksportet, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në shkëmbimet tregtare me Kosovën, e cila sipas tij ka interes për produktet shqiptare, por përballet me kosto më të larta.

 

Të gjithë prodhuesit dhe eksportuesit gjenden përballë një problematike që ka prekur fundin: humbja e konkurrueshmërisë. Çmimi është ajo që të hap tregje të reja dhe mundësinë për të eksportuar. Kjo është pikënisja, që përtej bashkëpunimit mes qeverive dhe doganave, duhet të ketë reflektim nga qeveria shqiptare për të kuptuar se çfarë po ndodh, për të kaluar tek faza se çfarë duhet bërë. Edhe tregu i Kosovës nuk ka popullsi të lartë për të bërë të mundur të ketë fokus më të veçantë. 

 

Pika tjetër është që, përtej faktorit eksportues që Shqipëria mundohet të mbijetojë, kemi edhe deficitin tregtar. Shqipëria ka tkurrje tek eksportet dhe po kthehemi në ’92, kur kishte vetëm importe. Kosova preferon dhe dëshiron produkte shqiptare, por duke mos pasur mbështetje nga qeveria, këto produkte dalin me çmime më të larta dhe është vetëpërjashtuar nga aksesi që mund t’u japim vëllezërve dhe motrave tona në Kosovë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy