Mashtrim tatimor 1.7 mld euro në Itali, bankat kineze të përfshira në pastrimin e parave

Mashtrim tatimor 1.7 mld euro në Itali, bankat kineze të përfshira në pastrimin e parave

Autoritetet italiane zbuluan një mashtrim tatimor prej 1.7 miliardë eurosh i lidhur me rrjetin e bankave kineze në hije. Sipas policisë dyshohet se në këtë skemë janë të përfshirë 85 persona.

Guardia di Finanza gjatë një operacioni në qytetin port të Ankonas sekuestroi asete me vlerë 350 milionë euro mes të cilave para kesh, makina luksoze si dhe pasuri të paluajtshme.

Autoritetet italiane po ashtu bllokuan edhe 1569 llogari bankare si dhe urdhëruan sekuestrimin e 140 kompanive që besohet se kanë lëshuar fatura false, ndërkohë kryen edhe një sërë kontrollesh në Milano, Lombardi, Firence, Padova dhe Sicili.

Sipas mediave ndërkombëtare 64 nga 85 të dyshuarit janë shtetas kineze. Po ashtu bëhet e ditur se hetimet janë fokusuar tek identifikimi i klientëve italianë që ishin të përfshirë në pastrimin e parave.

Edhe vitin e kaluar në fokus të hetuesve italianë ka qenë rrjeti bankar i drejtuar nga agjentë kinezë të palicencuar. Megjithatë autoritetet kanë dyshime të forta se rrjeti ishte i shtrirë në shumë zona të Italisë dhe kryente një gamë më të gjerë shërbimesh në bashkëpunim me organizata të lidhura me Kinën si fshehja e pagesave ndërkufitare për kartelet e drogës dhe lehtësimi i evazionit fiskal.

Sipas prokurorëve në Ankona kompanitë fiktive lëshonin fatura false dhe më pas informonin klientët se në cilën llogari bankare italiane duhet të bënin pagesat. Pasi merrnin paratë kompanitë fiktive e transferonin shumën në llogaritë e një banke kineze me justifikimin se ajo ishte një pagesë për importet e produkteve që nuk ishin blerë kurrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy