Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagosen katër persona

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagosen katër persona

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë duke shkaktuar plagosjen e katër personave, përfshirë edhe drejtuesit e mjeteve.

Ngjarja është shënuar në Urën e Kardhiqit, në kthesën që të çon drejt rrugës së re për në Sarandë. Një automjet “Mercedez Benz” i ka prerë rrugën një tjetër automjeti me targa

AB704CR.

Përplasja nuk ka qenë frontale, por anësore, çka shmangu një tragjedi. Të lënduar kanë mbetur drejtuesit e mjeteve respektive dhe dy pasagjerë që u dërguan menjëherë në Spitalin e Gjirokastrës për mjekim të specializuar.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkakun e aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy