Meksi: Duhet më shumë organizim për turizmin dhe mospasja dëshirë për ta vjedhur (VIDEO)

Meksi: Duhet më shumë organizim për turizmin dhe mospasja dëshirë për ta vjedhur (VIDEO)

Avokati Redon Meksi në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me turizmin detar dhe atë malor në vendin tonë ku renditi disa nga problematikat me të cilat ai përballet. Meksi tha se turizmi mbetet një nga shtyllat e ekonomisë dhe se ka shumë për të bërë. Sipas tij, problematikë mbetet mungesa e organizimit dhe se duhet shumë vullnet dhe dëshirë për të mos pasur dëshirë për të vjedhur turizmin. “Është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë, është një e mirë që turistët e huaj shtohen, por problem mbetet se ajo që vë re është që kemi mungesë të turistëve shqiptar, ndoshta për shkak të çmimeve. Problemi tjetër është dhe ndarja e turizmit e pjesës së bregdetit, ka ardhur një investitor strategjik që e merr të gjithë punën dhe paratë nuk i çon në zonë, por i merr për vete. Problematikë tjetër që shoh është dhe mungesa e organizimit. Ka shumë për tu bërë, ka shumë që mund të bëhet, por duhet vullnet dhe dëshira për të mos dashur që ta vjedhësh turizmin”. Në vijim, Meksi tha se një nga mungesat kryesore që kemi sot janë shkollat, pasi sipas tij kemi pas shkolla të hoteleri- turizmit që sot janë mbyllur dhe kjo ka sjell mungesë për punëtorë profesionistë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy