Gazeta greke: Greqia po përgatitet për luftë

Gazeta greke: Greqia po përgatitet për luftë

“Stoxos” gazeta greke, e cila është e afërt me partinë fashiste “Agimi i Artë” dhe me kishën orthodokse greke, në kryeartikullin e saj shkruan që ushtria e Greqisë po përgatitet për luftë, me qëllim themelimin e Greqisë së Madhe.

Gazeta shkruan se Greqia do sulmojnë Maqedoninë për të marrë qytetin e Manastirit dhe më tej do i hapë luftë Turqisë.

Gjithashtu në ketë gazetë jepet edhe harta e Greqisë së Maqe. Ajo që bie në sy është se nuk përmendet ndonjë sulm ndaj Shqipërisë.

Sipas historianit Arben Llalla, që është njohës i çështjeve greko-shqiptare, këto janë ëndrra shekullore të grekëve për megalo idenë, që prej rreth 150 vitesh Greqia nuk ka mundur të realizojë.

“Edhe kur ka sulmuar Turqinë dhe mbëriti deri në Izmir, më tej u pa që Greqia u dorëzua dhe e pësoi keq. Kur ka sulmuar disa herë Jugun e Shqipërisë, megjithëse të varfër dhe pa ushtri të rregullt, shqiptarët kanë mundur t’i kthejnë me arkëmorte grekët andej nga kanë ardhur”, thotë studiuesi i njohur.

Sipas tij, nuk ka nevojë për t’u shqetësuar, sepse Greqia vetë ndodhet përpara një lufte qytetare që mund të shpërthejë nga dita në ditë. Problemet ekonomike të Greqisë prej kaq vitesh ndikojnë në psikologjinë e drejtuesve të saj, të cilët japin deklarata jo reale dhe të papërgjegjshme. / Vloranews /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy