Primaret, Haxhiu: Berisha i pakontestueshëm në PD, primaret sondazh që të shoh se ku qëndrojnë njerëzit

Primaret, Haxhiu: Berisha i pakontestueshëm në PD, primaret sondazh që të shoh se ku qëndrojnë njerëzit

Gazetari Baton Haxhiu në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV ka komentuar procesin e Primareve në Partinë Demokratike për të cilat u shpreh se ajo që ka bërë doktori është një procedurë elektorale, një sondazh për të parë se ku qëndrojnë njerëzit.

Ai tha se edhe pse duket një proces demokratik, janë ekskluzivisht një proces i matjes së elektoratit të Partisë Demokratike për njerëzit që e duan dhe për ata që mund të jenë adhurues të votuesve, por asesi që do të vendosen në ligj sipas këtij adhurimi.

Sipas tij Berisha e ka partinë private të tij aktualisht dhe ka një betejë të fituar për faktin se është i pakontestueshëm në PD, i fiton apo jo zgjedhjet.

Realisht, ky pastrim i shtëpisë, doktor Berisha e ka bërë gjatë atij turit të tij. Ai ka hequr ose ka larguar njerëzit të cilët realisht e kanë pasur një farë fryme demokratike dhe e kanë pasur peshën intelektuale tjetër, që pastaj një pjesë e militantëve me ashpërsi i ka përbuzur.

Kjo është një punë e kryer tashmë, por te pastrimi i shtëpisë, unë nuk besoj që doktori të lërë asnjë njeri i cili nuk është lojal qind për qind, edhe me kushtin që Partia Demokratike do të humbë ose nuk do të ketë suksesin e votave që dëshiron, le më të përmbysë pushtetin.

Ajo që ka bërë doktori është një procedurë elektorale, një sondazh për të parë se ku qëndrojnë njerëzit. Ky evidentim realisht i jep atij mundësinë që, si njeri i veçantë i Partisë Demokratike, të përzgjedhë ekipin e vet dhe ai do ta bëjë këtë. Sigurisht, do ta bëjë. Pa marrë parasysh se çfarë votash, ai do ta respektojë një pjesë të atyre që kanë vota për të treguar një proces demokratik.

Ata që janë në krye dhe janë lojal ndaj doktorit, ata do t'i përzgjedhë ose do t'i fusë në listë për të treguar se ky proces është demokratik. Por të tjerët që do t’i përzgjedhë, edhe nga fundi dhe nga mesi i këtyre listave, unë besoj se do t’i përzgjedhë për ta forcuar listën e vet dhe për të shmangur probleme gjatë procesit.

Edhe në momentin kur zgjidhet kryetari i Partisë Demokratike, edhe pse duket një proces demokratik, janë ekskluzivisht një proces i matjes së elektoratit të Partisë Demokratike për njerëzit që e duan dhe për ata që mund të jenë adhurues të votuesve, por asesi që do të vendosen në ligj sipas këtij adhurimi.

Më tej ai shtoi se Berisha e ka dhuruar njëherë Partinë Demokratike në vitin 2013, për të bërë Luizim Bashën të luftojë dhe se sipas tij nuk i intereson atij fitorja, por nuk ka domosdoshmëri fitoren, se ka domosdoshmërisht mbajtjen e partisë dhe pastaj betejën pas saj, që duket se paralajmërohet.

Me ligjin, unë nuk besoj se do të ketë problem me ligjin. Unë besoj që ligji ia ka mundësuar, ose ballafaqimi me ligjin ia ka mundësuar, që të viktimizohet dhe të vijë në këtë pozicion. Të vrasë një të ardhme të Partisë Demokratike, që e ka bërë në dorë dhe në zemër, me një betejë brutale, me një gjuhë jashtëzakonisht të fortë dhe fyese, por në fund të fundit betejën e fitoi për faktin që Lulzim Basha nuk e bëri betejën.

Dhe Lulzim Basha, thua, po doktori zgjodhi Lulzim Bashën që të ishte vetë dhe të kishte atë gjendje të partisë, sepse po. Nuk është ashtu dhe nuk pajtohem, për arsye se Lulzim Basha ka arritur suksesin më të madh të Partisë Demokratike me vota. Tjetër është që ai nuk i fitoi zgjedhjet e vitit 2021. Dhe mund të analizojmë më qartë, po jo sot, po jo sot.

Por unë mendoj që doktori tash e ka partinë private të tij në kuptimin privat. Po, dhe ai adhurimin për veten e ka gjithsesi si pjesë të diskursit publik. Nuk e ka vetëm sepse e adhuron për faktin se ka një betejë të fituar, por edhe për faktin se ai tashmë është i pakontestueshëm.

Në Partinë Demokratike, së paku nëse humbi apo jo zgjedhjet, ai do të jetë i pakontestueshëm. Çfarë na tregon opozita në këtë proces që pamë? Kandidati më i votuar në Tiranë ka rreth 900 vota.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy