Qeveria ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak të epidemisë së koronavirusit.
Vendimi është publikuar sot në mbrëmje në fletoren Fletoren Zyrtare.
Shpallja e fatkeqësisë natyrore i jep mundësi qeverisë të përdorë burimet financiare të parashikuara në buxhetin vjetor, si dhe të rivlerësojnë buxhetin e tyre vjetor, në përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara.
Kjo gjendje sjell kufizimin e të drejtave të garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës deri në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.
Në situatën emergjente të krijuar nga përhapja e pandemisë, koordinimin e institucioneve shtetërore dhe subjekteve private do ta bëjë Komiteti Ndërkombëtar i emergjencave, ende aktiv dhe i ngritur një ditë pas tërmetit tëe 26 nëntorit të vitit të kaluar.
Ky komitet, të cilit i bashkohet edhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, do të bëjë koordinimin edhe të burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë natyrore për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID -19, deri në 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.



