Një ditë pas emërimit në postin e ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj ka mbledhur krerët e policive të qarqeve.
Takimi ka për qëllim prezantimin e prioriteteve të punës gjatë drejtimit të ministrisë.
Demiraj u emërua në detyrën e ministrit të Brendshëm dy ditë më parë. Sipas marrëveshjes Rama-Basha, ai do ta drejtojë këtë ministri gjatë kohës së fushatës, për të garantuar sigurinë dhe luftën kundër kanabisit.
Një ditë më parë, Demiraj u takua me shefin e SHISH-it, Visho Ajazi.



