Kaliforni, dy murgeshat: Vodhëm 500 mijë euro për të luajtur në kazino (VIDEO)

Kaliforni, dy murgeshat: Vodhëm 500 mijë euro për të luajtur në kazino (VIDEO)

Dy murgesha në kaliforni kanë pranuar se vodhën 500 mijë euro nga arka e shkollës katolike. Ato rrëfyen se i përdorën paratë për të luajtur në kazino në Las vegas.

Dy murgesha të cilat kanë punuar në një shkollë katolike në Kaliforni, pranuan se kanë vjedhur shumën e 500 mijë dollarëve të cilat i përdorën për të luajtur në kazino në Las Vegas.

Motrat Mary Kreuper dhe Lana Chang morën paratë nga Shkolla Katolike e Shën Jakobit në qytetin Torrance, pranë Los Anxhelosit, për ti shpenzuar ato në kazino. Murgeshat, të cilat thuhet se janë shoqe të mira, morën paratë nga një llogari e shkollës për pagesat dhe donancionet. Motrat, të cilët kohët e fundit kanë dalë në pension, kanë shfaqur pendencë  për veprimet e tyre.

Mary Kreuper drejtonte shkollën për 29 vjet, ndërsa Lana Chang punonte si mësuese për rreth 20 vjet. Ato mendohet se kanë vjedhur paratë për një periudhë prej të paktën një dekade për ti shpenzuar ato për udhëtime dhe lojra  fati.    

Të hënën, Kisha Katolike e St Jamesit ka njoftuar se motrat e nderit janë shumë të penduara për veprimet e tyre duke shtuar se policia është informuar, ndërsa nuk do të ketë asnjë padi për krime ndaj tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy