Komisioni Hetimor i OKB-së për luftën në Gaza ka dalë në përfundimin se Hamasi dhe grupe të tjera të armatosura palestineze janë fajtorë për krime lufte.

“Ata që morën pjesë në sulmin e 7 tetorit vranë, plagosën, keqtrajtuan qëllimisht, morën pengje dhe ushtruan dhunë seksuale dhe me bazë gjinore kundër civilëve dhe anëtarëve të forcave izraelite të sigurisë, kanë kryer krime lufte”, shkruajnë ekspertët e OKB-së.
Po ashtu, hetimi i OKB-së akuzon Izraelin për 'shfarosje' dhe krime të tjera kundër njerëzimit si, vrasje, persekutim gjinor që synon burrat dhe djemtë palestinezë, transferim i dhunshëm si edhe tortura dhe trajtim çnjerëzor.
Izraeli reagoi duke akuzuar Komisionin për diskriminim sistematik anti-izraelit.
Filip Lazarin, kreu i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë, i kërkoi gjermanëve të bëjnë presion te Izraeli që të ndalojë sulmet vdekjeprurëse ndaj punonjësve të OKB-së.
Gjermania duhet të ndihmojë OKB-në të mbrohet nga sulmet e Izraelit. Nuk ka asnjë kontradiktë të jesh mik i ngushtë i Izraelit dhe të vendosësh vija të kuqe. Deri më tani, 192 punonjës tanët janë vrarë në Gaza. Ka pasur gjithashtu sulme me zjarrvënie në selinë tonë në Jerusalemin Lindor. Punonjësit tanë janë abuzuar dhe torturuar nga Izraeli kur i ka burgosur.
Sa i përket propozimit amerikan për armëpushim, Hamasi kërkoi garanci që konfirmojnë armëpushimin, tërheqjen, rindërtimin dhe shkëmbimin e të burgosurve. Për të negociuar këtë marrëveshje, sekretari amerikan Blinken ka mbërritur në Katar. Ai thotë se Izraeli e kanë pranuar marrëveshjen, por publikisht, kryeministri Netanjahu thotë se nuk do të ketë armëpushim të përhershëm me Hamasin.



