Sokol Balla: Javën tjetër nis hakmarrja e ‘Rilindjes’, këta janë ministrat e rinj

Sokol Balla: Javën tjetër nis hakmarrja e ‘Rilindjes’, këta janë ministrat e rinj

Gazetari Sokol Balla, njëkohësisht drejtues i emisionit ‘Top Story”, shprehet se javën e ardhshme, me publikimin e emrave të ministrave të rinj, do të nisë hakmarrja e Edi Ramës dhe ‘Rilindjes’. Në opinionin e publikuar në “Albanian Free Press”, Balla thekson se kriteri kryesor që do të ndikojë në përzgjedhjen e ministrave të rinj do të jetë besnikëria ndaj ‘Rilindjes’, një toponim politik që ka bashkuar kundërshtarët e Ramës në talljet dhe kritikat ndaj qeverisë.

“Sepse ky mandat i dytë qeverisës i të majtës nuk është i PS. Ky është mandati i Ramës, ose më saktë i Rilindjes. Kritikët ironikë e sarkastikë, të dukshëm e të padukshëm, brenda apo jashtë PS, brenda apo jashtë koalicionit, brenda apo jashtë vendit, bashkoheshin në talljet dhe kritikat e tyre në një toponim politik: Rilindja. Javës tjetër, me zyrtarizimin e qeverisë së re, zyrtarizohet dhe hakmarrja e Edi Ramës dhe e Rilindjes… Sepse ky do të jetë kriteri politik i fshehtë, por vendimtar i pjesëmarrjes në kabinetin e ri qeveritar të autorit të “Rilindjes”. As performanca elektorale, as ajo politike. Ndërsa të tjerët… si tek “Lulëkuqet mbi mure”: “Ngrohuni në diell!”,- shkruan Balla.

Ministrat e rinj sipas Sokol Ballës:

Gramoz Ruçi: Kryetar Kuvendi.

Fatmir Xhafaj: Ministër i Brendshëm.

Lindita Nikolla: Ministre e Arsimit dhe Kulturës; ose Ministre e Jashtme.

Ditmir Bushati: Ministër i Jashtëm; ose Ministër i Integrimit.

Mimi Kodheli: Ministre e Jashtme; ose jashtë qeverisë.

Arben Ahmetaj: Ministër i Financave.

Damian Gjiknuri: Ministër i Transporteve.

Eglantina Gjermeni: Ministre e Bujqësisë dhe Mjedisit.

Milva Ekonomi: Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit.

Taulant Balla: Kryetar i Grupit Parlamentar; ose Ministër i Mbrojtjes.

Pandeli Majko: Kryetar i Komisionit të Ligjeve; ose Ministër i Mbrojtjes.

Blendi Klosi: Organizimi i PS.

Ilir Beqaj: Kryetar i Komisionit të Ligjeve; ose Ministër i Bujqësisë dhe Mjedisit.

Saimir Tahiri: Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Sokol Balla sheh pjesë të qeverisë edhe Ogerta Manastirliun dhe Olta Xhaçkën, të cilat përfliten prej kohësh për postet e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy