Gabriel Garko pranoi se është gay në këmbim të kësaj shume parash

Gabriel Garko pranoi se është gay në këmbim të kësaj shume parash

Vetëm pak ditë më parë aktori i famshëm italian dhe fiksimi i të gjitha vajzave, Gabriel Garko, pranoi gjatë emisionit “Grande Fratello VIP” se ishte homoseksual.

Ai u përball me ish-partneren e tij, me të cilën kishte pasur një fejesë jo aq të vërtetë sa ishte dukur deri tani, duke treguar para kamerave se kishte ardhur koha të lirohej nga ky sekret.

Lajmi për prirjen e tij seksuale u bë kryefjala e mediave dhe rrjeti po zien ende për këtë ngjarje të bujshme.

Të shumtë ishin zërat në Itali që thonin se Garko e bëri këtë veprim në këtë moment sepse ndodhet në një situatë jo shumë të mirë ekonomike.

Këtë e ka pohuar dhe gazetarja italiane Selvaggia Lucarelli e cila ka treguar se rrëfimi i tij s’ka qenë falas.

Për të ndarë këtë lajm kaq të madh me publikun, ai është paguar mirë nga dy televizione.

Sipas saj, në total Garko-s i kushtoi 60 mijë euro rrëfimi i të vërtetës, por theksojmë se kjo ende nuk është konfirmuar.

“Garko gjithashtu donte që të çlirohej nga kjo barrë, por ai e bëri, sipas burimeve të mia, për shumën modeste prej 30 mijë euro për “Grande Fratello Vip” dhe 30 mijë euro për “Verissimo”- ka treguar gazetarja.

Të gjithë janë sy e veshë për një reagim të aktorit dhe dy televizioneve të përfshira në këtë lajm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy