Zgjohu me MCN/ Berisha: 112 delet i dalloj nga zëri, u kam vënë edhe emra  

Zgjohu me MCN/ Berisha: 112 delet i dalloj nga zëri, u kam vënë edhe emra  

Adhurim Berisha është çoban i ri nga Kosova, motiv për të rinjtë që zgjedhin të punojnë me përkushtim dhe në mënyrë të veçantë.

23-vjeçari zgjodhi të zhytet në borxhe për të blerë dele.

Në studion e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, iu kthye blegtorisë si trashëgimi nga familja, duke marrë fillimisht borxh 10 mijë € dhe bleu 54 kokë dele.

Kam marrë 10 mijë € borxh për të blerë dele, isha vetëm 18 vjeç dhe normalisht as prindërit nuk e kanë besuar se do të arrij këtu ku jam.

Kam punuar me shumë punësh, por vendosa ti kthehem blegtorisë, si një trashëgimi nga familje, te zanati të parëve.

I bleva 54 kokë dele, i mora borxh, por të ardhurat ishin të vogla, nuk kisha as stallë, dhe e kam ndërtuar një stallë të improvizuar. Fatmirësisht ishte festa e bajramit dhe arrita që brenda vitit ti kthej të gjitha parat borxh.

Çobani Berisha thotë se të 112 delet e tij i njeh nga zëri, teksa u ka vënë edhe emra për identifikim.

Është sfidë për tu zgjuar herët, për ti nxjerr në kullos, ti ushqesh çdo ditë. Ato i kam vetëm për mish, jo për bylmet.

Kam arritur që të 112 delet ti dalloj nga zëri, u kam vënë edhe emra për identifikim. Secila ka veçantinë  vet, shembull kam vënë emra si Sukë, bardhoka, cubja, arape, sorre, etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy