Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pas akuzave për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë një kontrolli rutinë të karabinierëve në San Tammaro, ata vunë re një makinë të dyshimtë që qarkullonte rreth e përqark zonës.
Gjatë kontrollit të bërë në makinë policia gjeti një sërë mjetesh të vjedhura, si edhe armë, laptopë, bizhuteri etj. Policia po vijon kërkimin për personin tjetër që ishte në makinë me shqiptarin por që arriti të arratisej.



