Popullsia e Japonisë ra në 123.8 milionë në tetor 2024, ose 550.000 më pak nga një vit më parë, rënia e saj e 14-të radhazi vjetore, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të hënën.
Pa kontributin e të huajve, rënia është edhe më e theksuar, me një rënie prej 898.000 personash duke arritur në 120.3 milionë shtetas japonezë që jetojnë në arkipelag. Kjo është rënia më e madhe e numrit të qytetarëve në Japoni që kur qeveria filloi të mbledhë të dhëna të krahasueshme në vitin 1950, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Norma e lindjeve në Japoni është ndër më të ulëtat në botë, një prirje që ka çuar në tkurrje të fuqisë punëtore, konsum më të ulët dhe vështirësi në rekrutimin për bizneset.

Zëdhënësi i qeverisë japoneze, Yoshimasa Hayashi, tha se, “Rënia e lindshmërisë vazhdon sepse shumë njerëz që duan të rrisin fëmijë nuk janë në gjendje të përmbushin dëshirat e tyre”.
Shumë të rinj japonezë po e vonojnë martesën dhe lindjen e fëmijëve për një sërë arsyesh, duke filluar nga pasiguria në punë deri tek ndryshimi i vlerave sociale që i kushtojnë më pak rëndësi martesës.
Ndërsa Japonia është kthyer te punëtorët e rinj të huaj, ajo mban një politikë strikte emigracioni, duke i lejuar punëtorët e huaj të hyjnë vetëm në mënyrë të përkohshme. Qeveria po përpiqet gjithashtu të rrisë pagat e të rinjve duke ofruar ndihmë me arsimimin e fëmijëve, tha Hayashi.
Ne do të promovojmë masa gjithëpërfshirëse për të krijuar një shoqëri ku të gjithë ata që dëshirojnë të kenë fëmijë mund t’i kenë dhe t’i rrisin me qetësi shpirtërore.



