Bashkëpronësia/ Manushqja: Ligji i ri i pavlefshëm! Institucionet të paguajnë faturat e njerëzve në nevojë (VIDEO)

Bashkëpronësia/ Manushqja: Ligji i ri i pavlefshëm! Institucionet të paguajnë faturat e njerëzve në nevojë (VIDEO)

Avokati Artan Manushaqja foli në MCN Live mbi tarifat e administrimit në pallate, duke u shprehur se duhet zgjidhur fillimisht çështja e pronësisë dhe hipotekës, dhe mandej vjen bashkëpronësia. Manushqja theksoi se ligji i ri për bashkëpronësinë është i pavlefshëm sepse nuk ka një faturë financiare. Avokati theksoi se faturat për shtresat në nevojë duhet t’i paguajnë institucionet.

Pa u zgjidhur çështja e pronës, sepse sot kemi pallate të pa hipotekuara. Duhet bashkëpronësia. Nëse një ndërtesë mbi dy kate, që sipas rregullit duhet menaxhuar nga administratori, ti s’mund ta marrësh përsipër. Ka prodhuar edhe konflikte kjo marrëdhënie. Pa u zgjedhur çështja e hipotekimit, s’mund të shkojmë të bashkëpronësia. Janë ende 400 mijë banesa të palegalizuara dhe të pahipotekuara. Pothuasje gjysma e Tiranës dhe gjysma e Shqipërisë kështu është ndërtuar. Çështja e bashkëpronësisë mbart edhe problemin tjetër, çështjen e administrimit. Pushteti mund të ndikojë me administratorin te qytetari. Ka një lloj ndikimi. Ka pasur edhe momente abuzimi. Po përgatitet një draft-publik për bashkëpronësinë. E para ky proces bëhet transparent. Ligji për të drejtën e informimit edhe te tenderat, thuhet që institucioni duhet t’i shpallë edhe në media. Nëse një pensionist nuk ka mundësi të paguajë, fatura duhet të shkojë në bashki, që të paguajë institucioni. Asambleja mund të ketë dëshirën e mirë për ta zgjidhur çështjen, por duhet të bëjmë të ligji që të ketë efekt. Ligji duhet të parashikojë që për shtresat në nevojë të paguajë bashkia, ministria e Financave. 40 për qind e Shqipërisë jeton nën minimumin jetik. Ligji kur vete në komisionet parlamentare nëse nuk ka faturë financiare është i pavlefshëm”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy