
Inaugurimi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump do të bëhet brenda Kapitolit të SHBA të hënën dhe jo jashtë tij, për shkak të të ftohtit të fortë acartë.
Kjo është hera e parë në 40 vjet që ceremonia inauguruese presidenciale e kreut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës zhvillohet në ambient të mbyllur.
Lajmin e dha Trump me anë të një mesazhi në rrjetin social Truth.
Ka një shpërthim të ftohti Arktik që përfshin vendin. Unë nuk dua të shoh njerëz të dëmtuar ose të lënduar në asnjë mënyrë.
Prandaj, kam urdhëruar që Fjalimi i Inaugurimit, përveç lutjeve dhe fjalimeve të tjera, të mbahet në rotondën e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ronald Reagan në vitin 1985, ishte presidenti i fundit që u betua në ambiente të mbyllura, kur moti i acartë përfshiu vendit.



