
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, thotë se nuk do t’i lërë në baltë qytetarët e saj, kudo qofshin ata.
"Serbia sot është një vend tjetër; ajo i përmbahet vetes dhe njerëzve të saj. Populli ynë ka vuajtur shumë dhe ne kemi humbur shumë jetë për të lejuar që kjo të ndodhë në të ardhmen", tha Vuçiç.
"Serbia dëshiron paqe me të gjithë dhe ne duam të ndërtojmë të ardhmen së bashku, por Serbia nuk do të lejojë që ajo që ndodhi në vitet 1990, ose gjatë Luftës së Dytë Botërore të ndodhë përsëri", shtoi Vuçiç.
Vuçiç e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi në Bajina Basta.
"Nuk jetojmë në kohë të lehta, presionet rreth Kosovës dhe Republikës Sërbska do të rriten, por mesazhi im për njerëzit tanë është se Serbia do të jetë gjithmonë me ta dhe do t'i ndihmojë ata ekonomikisht, por edhe në çdo mënyrë tjetër", tha Vuçiç.
"Ne nuk mund dhe nuk do t'i lëmë njerëzit në baltë, ky është mesazhi për qytetarët e Kosovës dhe Metohisë dhe për të gjithë", përfundoi Vuçiç.



