Soreca: Teatri, çështje delikate dhe e politizuar (VIDEO)

Soreca: Teatri, çështje delikate dhe e politizuar (VIDEO)

Kreu i delegacionit të BE-së, Lugi Soreca, e konsideron delikate dhe të politizuar çështjen e Teatrit Kombëtar. Në lidhje me projektin, Soreca është shprehur se ai duhet të jetë transparent dhe në përputhje me procedurat e BE-së.

Është një çështje shumë e rëndësishme dhe është pjesë e një debati intensiv që po bëhet në shoqërinë shqiptare, që përfshin shumë ndjenja dhe interesa. Çështja është delikate, por edhe e politizuar. Sigurisht që nuk duhet të jemi ne ata që duhet të shprehemi nëse duhet të ketë ndërtesë të re apo të ruhet e vjetra. Këtë përgjigje e japin autoritetet shqiptare. Ashtu siç e dini, pozicioni ynë ka qenë mjaft i qartë që në shtator të vitit të shkuar. Mendoj që duhet të ketë kritere të qarta dhe transparente për projektin, qasje të drejtë dhe të ndershme. I kam ndjekur deklaratat politike, është një çështje që vazhdon të ketë debat të madh. Për ne, rëndësi ka sundimi i ligjit dhe shtetit të së drejtës, procedurat e tenderit duhet të jenë në përputhje me ato të BE, me rëndësi është që procedura e tenderit është e hapur deri në datën 17 shtator. Është një çështje që duht të trajtohet me kujdes nga të gjitha palët, edhe nga institucionet ligjzbatuese”, vijoi ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy