
Çështja e tenistit serb Novak Djokovic po përshkallëzohet gjithnjë e më shumë dhe në çdo moment dalin informacione në lidhje me praninë apo jo të numrit 1 në botë në grand slam të Australian Open, që nis më 17 janar.
Ylli serb mbetet në paraburgimin e emigracionit në Melburn pasi iu refuzua hyrja të mërkurën. Një sfidë gjyqësore pritet të hënën, një javë para fillimit të Australian Open.
Gjokoviç, i cili ka thënë se është kundër vaksinimit, i është dhënë një përjashtim mjekësor për të luajtur në turne për arsye të paspecifikuara, në një vendim që zemëroi shumë Australianë.
Më shumë se 90% e popullsisë së rritur të vendit janë plotësisht të vaksinuar, por ata ende përballen me kufizime ndërsa rastet e infeksionit rriten.
Përjashtimi i Gjokoviçit u dha nga dy panele të pavarura mjekësore të organizuara nga Tennis Australia, organi që drejton ngjarjen, dhe shteti Victoria.
Por të mërkurën, zyrtarët e Forcave Kufitare Australiane (ABF) thanë se lojtari 34-vjeçar kishte "dështuar të sigurojë provat e duhura" në Aeroportin e Melburnit.
Për pasojë, sipas ligjeve vendase, tenisti rrezikon deri në 3 vjet përjashtim nga Australia, e thënë ndryshe 3 vjet mungesë në turneun e madh madhor që ai e ka fituar plot 9 herë.
Ndërkohë, autoritetet australiane kanë deklaruar se Djokovic nuk është peng dhe se është i lirë të largohet nga vendi nëse ai e dëshiron këtë.



