Vendimi i GJL, Shella: Masa “arrest me burg” mbante një sistem të tërë. Të bëhet amnisti me të paraburgosurit

Vendimi i GJL, Shella: Masa “arrest me burg” mbante një sistem të tërë. Të bëhet amnisti me të paraburgosurit

Gerti Shella, drejtor i INFOCHIP tha në studion e lajmeve të MCN Tv se vendimi i Gjykatës së Lartë për masën e sigurisë “arrest me burg” është korrektim i një gabimi, edhe pse me vonesë.

 

Duke vijuar Shella tha se masa e sigurisë “arrest me burg” mbante një sistem të tërë.

 

Të them neglizhenca apo mungesa e ndjeshmërisë edhe kjo mund të jetë. Na rezulton që çështja e masave të sigurisë “arresti me burg”  mban një sistem të tërë. Avokatët ushqehen me mbrojtjen e klientit, kur i caktohet masa “arrest me burg” dhe luftojnë për një masë më të butë. Ankimojnë në shkallë të dytë kur ka ‘arrest me burg’ që është e zakonshme. Prokurorët, gjithë ky zell për t’i plasur menjëherë ata ndaj të cilëve ka dyshime se mund të jenë përfshirë në një burg, duket se dhe për ata ka një gjë të volitshme në këtë histori. Nuk mund të them që ata shtojnë dozën e presionit për të prodhuar një presion korruptiv dhe për ta liruar vetëm pasi marrin paratë, nuk mund ta them se unë nuk kam të dhëna, por duket se logjika shtyn drejt bashkëshoqërimit të këtyre momenteve. 

 

Më tej, Shella tha se ministri i Drejtësisë duhet të jetë instrumentet e duhura për një amnisti dhe të zbrazë burgjet shqiptare nga të paraburgosurit. 

 

Ftoj ministrin e Drejtësisë Toni Gogun të gjejë instrumentet për një amnisti. Burgjet të zbrazen nga të paraburgosurit. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy