
Financimi i politikës me para të pista dhe mënyra se si ato financohen për fushata paraelektroale, kanë qenë në fokus të shqetësimeve të ndërkombëtarëve sot. Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve ekonomike, Klodian Tomorri, në studion e lajmeve në MCN TV, thotë se nuk është vetëm financimi i partive politike “thembra e Akilit” porse bashkëpunimi i tyre me oligarkët, gjen mbështjetje edhe ne qeverisje në pushtet.
“Ndërkombëtarët kërkojnë transparencë se ku i gjejnë paratë, kush u paguan faturën. Nuk është vetëm financimi i partive, “thembra e Akilit”, apo problemi se si politika korruptohet në Shqipëri, porse pasi kanë marrë qeverisje ata janë afruar me oligarkët dhe po tu heqësh menjëherë kanalet e financimit, ata prap më vonë kanë mbështetje. Kjo kërkon shumë më shumë se ligj, por është i pamjaftueshëm. Tashmë është bërë e udhës, sapo një qeveri fiton zgjedhjet, oligarkët fillojnë ta korruptojnë me interesat e tyre”.
Ndërkaq lidhur me faktin se sa është e mundur objektivisht dyfishimi i të ardhurave për frymë deri në vitin 2030, premtim ky i PD në programin e saj elektoral ekonomik, gazetari Tomorri, e cilëson si të pamundur për realizim.
“Kriza e vitit 2008 e ndryshoj qasjen ekonomike në botë. Është e pamundur të ndodhet, sepse edhe përpara krizës ekonomia shqiptare nuk ka mundur të rritet me 7 përqind, jo më në ambient të tillë që ndodhet vendi, ëhstë synim shumë ambicios, është mëse e pamundur. Ndoshta nëse bota do të përjetoj ndonjë boom ekonomik atëherë Shqipëria do të arrij ta bëj, porse 7 përqindshin nuk do ta arrij’.
Tomorri, foli edhe për afatin e ri të qeverisë për shpalljen e fituesit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Lidhur me këtë, ai tha se Komisioni i Prokurimit Publik, ka lënë afat të ri për datën 24 shkurt, dhe e gjithë kjo sipas tij, është bërë për ti lënë kohë kompanisë që është shënjestruar për të marrë këtë tender, që të bëj kompletimet e dokumentacionit tenderues për aplikim.



