Fusnin drogë brenda burgut të Elbasanit, arrestohen tre persona, mes tyre një polic

Fusnin drogë brenda burgut të Elbasanit, arrestohen tre persona, mes tyre një polic

Një punonjës policie, një i dënuar dhe një familjar janë vendosur nën masën arrest me burg pasi akuzohen për futjen e lëndëve narkotike brenda burgut të Elbasanit, me qëllim përfitimin financiar.

 

Autoritetet kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj:

 

Ndriçim Kroi, punonjës policie në IEVP Elbasan

 

Esmeralda Komici, familjare e një të paraburgosuri

 

Gerald Stamolla, i paraburgosur në IEVP Elbasan

 

Sipas të dhënave hetimore, personat e përfshirë dyshohet se kanë bashkëpunuar për të futur lëndë narkotike në ambientet e burgut, duke shfrytëzuar pozicionin dhe lidhjet e tyre, në shkelje të rëndë të ligjit dhe rregullave të sigurisë penitenciare.

 

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy