
Kanë mjaftuar 30 minuta shi dhe Tiranës i janë rikthyer përmbytjet. Të gjitha rrugët, që nga ajo e Elbasanit, tek 9-katëshet, rruga “Myslym Shyri”, rruga “Don Bosko” dhe pjesë të tjera në kryeqytet janë përmbytur nga ujërat e shiut, ndërkohë që edhe lumi Lana ka dalë nga shtrati.



