Situata në Kuvend/ Andoni: Niveli i demokracisë për t’u keqardhur. Kryeparlamentarja duhet të ishte mbi palët (VIDEO)

Situata në Kuvend/ Andoni: Niveli i demokracisë për t’u keqardhur. Kryeparlamentarja duhet të ishte mbi palët (VIDEO)


Analisti Ben Andoni tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se situata e krijuar sot në Kuvend, ku u miratua në parim buxheti për vitin 2024, tregon një nivel demokracie për t’u keqardhur. Andoni thekson se në krye të Kuvendit duhej një figurë mbi palët, që të mos emërohej nga kryeministri, detyrë që sipas tij nuk ka qenë në gjendje ta bëjë Lindita Nikolla. Analisti është i mendimit se do të duhej të ndërhynte edhe Presidenti, por sipas tij Begaj është i larguar nga politika, dhe me ndryshimet kushtetuese të 2008-ës kreu i shtetit s’ka zërin e duhur. 

Kultura që ka ngritur legjislatura e fundit dhe ajo para tij ka treguar një nivel demokracie për t’u keqardhur. Po tregon realisht atë frymë që ka demokracia sot. Ne ua besojmë votën tonë njerëzve që e shpërdorojnë këtë votë. Njerëzit e PS duhet të kuptojnë që duhet të ishin shumë më të hapur me opozitën. Në momentin që ata marrin votën tonë ata e shpërdorojnë për interesat e kryetarëve të partive, prandaj ndodh kjo situatë që po ndodh. Sot në Parlament ne do kishim nevojë të shikonim arsyetime logjike pse ky buxhet nuk është buxhet i mirë. Publiku ka nevojë të dijë thelbësisht si funksionon buxheti, sa ky buxhet do të jetë i mirë për publikun, sa do ndikojë në këto kusht të inflacionit të frikshëm në vend. Nuk e di përse e vazhdon këtë përqasje opozita në këtë moment, për shkak se lufta e tyre e brendshme dhe momenti i identifikimit nuk mund të vazhdojë pafundësisht kështu me një mazhorancë që voton gjithçka edhe pa praninë e tyre. 

Kam përshtypjen që demokracia jonë ka rënë jashtëzakonisht poshtë. Në pushtetin legjislativ, ti shikon njerëz që jo vetëm janë të papërgatitur të përballojnë sfida, argumente, shtrime idesh për buxhetin. Buxheti është mbi palët, për të gjithë popullin. Populli është një, ideologjia futet në sferën e mendimit, nuk mund të ngacmosh sferën e mbijetesës që është e gjithanshme për popullin. Me çfarë shikohet të dyja partitë kryesore, jo vetë, janë ‘të papërgatitura’, por duket që s’e duan reformën zgjedhore, dhe do vazhdojnë me të njëjtin sistem, ndoshta duke e retushuar pak".


I pyetur se a do të duhej të ndërhynte Presidenti, Andoni thotë: 

Patjetër, por me sa shikoj ai ka zgjedhur të jetë shumë i larguar nga politika. Më shumë merret me një diplomaci presidenciale, se sa të përdor tagrin si president për të kumtuar diçka. Pas 2008 me ndryshimet kushtetuese që bënë Rama dhe Berisha mos prisni që Presidenti të ketë zë, dhe predispozitë për të ndryshuar diçka”.


Duke folur mbi aferën e sterilizimit dhe marrjen nën akuzë të ish-ministrit të Shëndetësisë Beqaj, analisti shprehet: 

SPAK-u ka ritëm jashtëzakonisht të ngadaltë, më shumë po merret me çështjet që ka më shumë dokumentacion dhe janë më të prekshme. Pesha që ka marrë SPAK-u e ka jo shumë të lehtë ta përpballojë nga ana institucionale. Disa çëshje janë mirëfilli teknike. Mazhoranca jo vetëm s’po lë hapësirë në Parlament, por duke shfrytëzuar handikapin e SPAK-ut, bëhen këto gjëra që bëhen, kjo ngatërresë e tollovi, që më shumë është për interesat e politikanëve të dy krahëve, se sa për publikun”.


Duke u ndalur te situata në Parlament ai shton:

Në rastin e vendit tonë, duhet të jesh shumë i kujdesshëm për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Nuk mund të jetë më atribut i kryeministrit, duhet të jetë mbi palët, që të krijonte një lloj barazie në Parlament. Me çfarë më rezulton znj.Nikolla nuk ka qenë në gjendje ta bëjë këtë funksion. Por edhe Z.Berisha improvizon gjëra për ta bërë Parlamentin sa më të vështirë.  Fakti që Beqaj është para drejtësisë, dhe pranon masën e sigurisë, tregon shumë, pastaj këto hamendësimet t’ia lëmë kohës. Më vjen mirë që drejtësia arriti deri këtu”.

I pyetur mbi çështjen “Beleri” dhe mundësinë që Athina të pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Andoni shprehet: 

Z.Rama s’mund të lajë duart si Pilati me atë gjuhë që përdori për Belerin. Nëse doni mendimin tim personal për z.Beleri, unë mendoj se ai nuk e meritonte të përfaqësonte komunitetin e himariotëve edhe më shumë. Zona e bregdetit ka njerëz shumë më me integritet që mund ta përfaqësonin më mirë. Barra në këtë moment është e drejtësisë. Me atë mal akuzash që ka ngritur opozita, me provat që ata besojnë dhe konfirmojnë që kanë, si ka mundësi që është vetëm z.Beleri pas hekurash, dhe pse s’ka të tjerë. Kauza që duan të ngrenë pala greke u jep një lloj drejtësie. Por ne si qytetarë s’mund të pranojmë që Greqia të ndërhyjë në punët tona. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende jashtëzakonisht të dobëta, prandaj Greqia po vazhdon të luajë këtë rol. Por besoj në logjikën normale që Greqia s’do ta pengojë Shqipërinë, por që do t’i krijojë vështirësi gjithmonë për këtë jam i sigurt”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy