
Gazetari Xhevair Zhabina në 'MCN Live' duke komentuar lidhur me dosjet që ka SPAK në hetim dhe që duket se po trazojnë politikën u shpreh se e gjithë kjo duket se nuk ka prekur aspak kryeministrin apo PS-në pasi ai ka dalë gjithmonë i fituar në garat elektorale.
Ai tha se nëse do kishim një goditje të fortë të SPAK atëherë do duhej që të godiste kur zyrtari të ishte në detyrë dhe jo të priste pas dorëheqjes. Sipas tij, SPAK u ngrit për të hetuar korrupsioni por që deri tani në këtë fazë nuk është se është goditur kjo akuzë.
Të gjitha dosjet që kemi parë në këto dy vite hetim të SPAK kemi parë që zyrtarët në hetim janë liruar njëherë nga detyra, janë shkarkuar dhe pastaj SPAK ka hetuar. Ka qenë rasti i inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit, ku Lefter Koka dha dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe pas kësaj SPAK nxori një urdhër arresti për të. Pra SPAK ka në hetim dosjen e inceneratorëve, dosjen e Alqi Bllakos i cili u shkarkua nga detyra që mbante si sekretar i përgjithshëm i mjedisit, apo dosjen e flotës detare për bazën e Shëngjinit.
E gjithë kjo që ka ndodhur mendoj se nuk ka pasur kosto në elektorat sepse PS dhe kryeministri kanë dalë gjithmonë të fituar dhe pse ka pasur kaq shumë skandale, por kjo ka ardhur dhe për faktin se nuk kemi një opozitë. Nëse do kishim një goditje të fortë të SPAK atëherë ai duhet të godiste kur të ishte zyrtari në detyrë dhe jo pas dorëheqjes.
Dosjet që ka në hetim SPAK dhe i ka çuar një pjesë dhe përtej për shembull në dosjen e sterilizimit shohim që nuk kemi një akuzë për korrupsion për zyrtarët dhe biznesmenin e arrestuar, por kemi mashtrim me faturat duke fryrë kostot e kësaj kontrate dhe shpërdorim detyre. Deri tani SPAK u ngrit për të hetuar vetëm një akuzë që është korrupsioni dhe ne deri në këtë fazë nuk është se kemi goditur korrupsionin.



