
Ultësira perëndimore do të mbizotërohen nga moti i kthjellët, ndërsa vranësirat e lehta do të jenë të fokusuara në zonat malore.
Por në orët vijuese vranësirat e pakta do të shfaqen pjesërisht edhe në zonat e ulëta. Bregdeti dhe pas mesdite do të vijoj të dominohet nga kthjellimet.
Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C.
Era do fryjë e mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor – Perëndimor duke krijuar dallgëzim 1 – 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit do të jetë me kthjellimeve në, por herë pas here do të ketë kalime të lehta vranësirash.
Gjithashtu me kthjellime dhe vranësira të pakta do të vijojnë të jenë Qendra e kontinentit dhe Britania e Madhe.
Ndërsa me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu do të jenë Skandinavia, Lindja e kontinentit dhe Alpet e Europës.



