Një pushues nga Kosova ka ndërruar jetë në plazhin e Velipojës. Sipas policisë së Shkodrës, viktima është një 76-vjeçar nga Prishtina.
Njoftimi i policisë
Më datë 14.08.2017, rreth orës 11.30, plazh në Velipojë ka mbetur në det shtetasi B. A, 76 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.
Pasi është nxjerr nga uji, ju dha ndihma mjekësore në Qendrën Shëndetsore Velipojë por në ora 12.05 ka ndërruar jetë.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



