Një fëmijë ka bërë që për 3 orë me radhë të mbante frymën një qytet i tërë. Dhjetëra forca policore në tokë, helikopterë nga ajri, qen të stërvitur nga policia, varka të gatshme në ujë. Të gjitha këto janë angazhuar për të gjetur Josh Dinning, 9 vjeç, i cili u zhduk dje në qytezën britanike Dunston.
Prindërit kanë dhënë alarmin në momentin që kanë hyrë në dhomë në mëngjes dhe nuk e kanë gjetur. Policia ka nisur menjëherë një operacion kërkimin dhe vetëm pas tre orësh, kur kanë kontrolluar sërish shtëpinë e kanë gjetur … nën krevat.
Vogëslushi është gjetur nga një agjent, që për forcën e zakonit ka kontrolluar rastësisht poshtë krevatit.
Por për policinë, ky rast nuk është mbyllur këtu. Nuk dihet kush do të japë shpjegime se pse nuk është kontrolluar fillimisht shtëpia. Do të kishte kursyer shumë shpenzime dhe mund!



