Karabina, Haxhiu e Muka: Nevojitet reformë e thellë në arsim dhe një pakt kombëtar. Nuk ka profesorë (VIDEO)

Karabina, Haxhiu e Muka: Nevojitet reformë e thellë në arsim dhe një pakt kombëtar. Nuk ka profesorë (VIDEO)

Ekspertja e arsimit Mirela Karabina, deputetja e PL-së Brunilda Haxhiu dhe ish-zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka thanë në MCN Informacion se nevojitet një reformë e thellë në fushën e arsimin por që të jetë substanciale dhe të ketë reflektim për gjërat që nuk shkruan mirë.

 

Mirela Karabina:

 

Ndryshimi nuk mund të vijë përmes propagandës dhe deklaratave, por duke u bazuar në një ndryshim substancial. Banka Botërore ka nxjerrë që arsimi shqiptar është me probleme themelore, cilësia, kuurikula të vjetëruara të palidhura me tregun. Ka dhënë vlerësim nga 100 pikë. Reforma e ndërmarrë në këto 10 vite është e dështuar. Përpara se të kalojmë që ka nevojë për ndryshim dhe si do të bëhet ky ndryshim duhet të reflektojmë se çfarë nuk shkoi mirë. 

 

Brunilda Haxhiu: 

 

Sigurisht që ka nevojë për të bërë një reformë të thellë në arsim, të ligjit, kurrikulave. Shumë të rinj largohen nga Shqipëria për shkak të nivelit të arsimit. 63% e maturantëve shprehen se duan të kryejnë studimet jashtë shtetit. Kjo tregon që nuk e shohin arsimin në Shqipëri si perspektivë për të ardhmen dhe në nivelin e duhur. është dramatika të shohësh si shpenzimet e familjeve që dërgojnë fëmijët në universitet nuk marrin përgjigjen e duhur të investimit që ata kanë bërë. Këta studentë nuk kanë të njëjtën nivel të studentëve europianë. Diplomat e tyre nuk njihen në Europë. 

 

Taulant Muka: 

 

Shqipëria po vuan nga shumë probleme dhe arsimi është plaga më e madhe. Që të kesh universitete duhet të kesh disa kritere bazë të universitet që fillon me shkencën. Ne kemi 40 universitete, pavarësisht se numri banorëve po shkon nën 2 milionë. Ky është reflektim i madh që duhet të bëjë klasa politika dhe të bëjnë një pakt kombëtar për arsimin që fillon me veting akademik. 

Në auditoret në Shqipëri nuk ka profesorë. Nuk ka njerëz që i përkasin auditorit. Shumica e tyre kanë nivel përgatitor master. Një pjesë që kanë doktoratura i kanë pa vlerë dhe një % e madhe është copy paste. Kështu janë marrë dhe titujt profesor dhe profesor i asociuar. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy