Maqedoni, ndryshimet kushtetuese për emrin e ri sot në Parlament

Maqedoni, ndryshimet kushtetuese për emrin e ri sot në Parlament

Ndryshimet kushtetuese për emrin e ri, Maqedonia e Veriut, pritet të hidhen sot në votim në seancën e Kuvendit, pas tre ditëve debat.

Partitë e maxhorancës pritet të sigurojnë 80 deputetë për të votuar pro ndryshimeve kushtetuese, megjithatë nga VMRO-DPMNE kanë thënë se grupi i tyre parlamentar nuk do të mbështesë këto ndryshime që e ndërrojnë emrin kushtetues të vendit, raporton INA.

Koalicioni i partive në pushtet duke llogaritur edhe votat e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA ka 72 deputetë, por për t’i hapur rrugë ndryshimit të Kushtetutës duhen 80 deputetë, gjegjësisht 8 deputetë nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së.

Nëse draft-propozimi nuk votohet, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy