Rrapaj: Mbështeten vetëm 20% e fermerëve, të ndryshohet ligji për formalizimin (VIDEO)

Rrapaj: Mbështeten vetëm 20% e fermerëve, të ndryshohet ligji për formalizimin (VIDEO)

Kryetari i Agrobiznesit, Agim Rrapaj, ndan shqetësimet e fermerëve në vend si dhe mungesën e mbështetjes për bujqësinë.

Duke folur në studion e lajmeve të MCN TV, Rrapaj tha se problematika nisi që nga hyrja në fuqi e paketës fiskale pa miratimin e fermerëve, e cila ndikoi në klimën e të bërit biznes në këtë sektor.

“Problematika nisi dhe nga rritja e çmimeve të lëndës së parë, e paparashikuar në tregjet ndërkombëtare. Rritja e çmimeve si rrjedhojë e futjes së tarifës 10% për TVSH. Masat e ndërmarra u bënë pa mirëkuptimin e fermerëve. Fermerët prisnin diçka më shumë në paketën e subvencioneve. Pa përmendur përkeqësimin e klimës e cila ka shkaktuar shumë dëme. Nëse vitin e kaluar kishim 6-7 milionë euro për fermerët, këtë vit është rritur dhe ka shkuar në 25 milionë euro, por fermerët prisnin të tjera masa që nuk ndodhën sipas pritshmërisë”, u shpreh Rrapaj.

Lidhur me mundësinë e përshkallëzimit të masave ai nënvizoi se, do të varet nga qeveria dhe fermerët, të cilët nëse do të ndodhen në prag falimenti mund të nisin grevën.

“Fermerët ndahen në tre grupime, ata që kanë përfituar tokë bujqësore me ligjin për tokën, të cilët prodhojnë për vete. Të parët janë bujq që nuk përfitojnë mbështetje. Grupimi i dytë prodhon për vete, blegtorinë dhe i mbetet një pjesë për treg. Grupimi i dytë përfiton shumë pak nga mbështetja. Këta ndodh që produktet i hedhin diku se nuk gjejnë treg. Grupimi i tretë prodhon për shitje dhe eksport, por ky grupim përbën 20%, ndërsa dy grupimet e para përbëjnë 80%. Politikanët që drejtojnë këtë sektor, thonë që dy grupimet e para nuk i mbështesin. Kësisoj mbështeten vetëm 20% e fermerëve, të cilët prodhojnë për shitje dhe eksport. Ky problem duhet riparë dhe ndryshuar. Me këto raporte nuk mund të ecim përpara”, tha ai

Sipas tij, duhet ndryshuar ligji për fiskalizimin, për formalizimin e fermerëve dhe se nëse nuk formalizohen nuk do të përfitojnë grante nga Bashkimi Europian, si dhe do të mbeten në këto nivele zhvillimi siç janë sot.

Agim Rrapaj kërkoi mbështetje për njësi prodhimi dhe jo siç është dhënë deri më sot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy