
Transformimi i FSK-së në ushtri ka hasur debate të gjera mes Kosovës dhe Serbisë, pas atij për korrigjimin e kufinjve në veri të Kosovës. Kundërshitimin e ushtrisë ai e ka theksuar edhe ditën e sotme gjatë takimit që zhyvilloi me shefin e delegacionit të Parlamentit Evropian Eduard Kukan. Vuçiç theksoi se se kjo do të destabilizojë sigurinë rajonale, por që do të tentoj përsëri për të djaloguar më Kosovën.
“Presidenti serb njoftoi kryetarin e delegacionit Eduard Kukan për arsyet e ndërprerjes së dialogut me Prishtinën, duke theksuar se detyrimet e Marrëveshjes së Brukselit nuk u përmbushën, para së gjithash, themelimi i Asociacionit të komunave serbe”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Presidenca e Serbisë.
Pak dit para se të merrej vendimi për kthimin e saj presidenti Serb Aleksandër Vuçiç, tha së ky fakt ka shkaktuar frikë në Serbi, por që do të mbronte me cdo kusht qytetarët serb në Kosovë. Ndërkohë Parlamenti I Kosovës ka vendosur shdërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të rregullt. Përmes tri projektligjeve të kalyuara synohet që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në një forcë me kapacitete shtesë, kompetenca dhe detyra të reja, përfshi edhe përgjegjësi të mbrojtjes, por pa prekur emrin e saj. Përvec Serbisë edhe Austria ka shprehur qëndrimin kundër të Austrisë edhe për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.



