
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e fajësisë për ish-zv. ministren e Brendshme, Rovena Voda.
Në Dhomë Këshillimore, Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e rekursit, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO-s, i cili e dënoi ish-zyrtaren e lartë me 10 muaj burg, me gjykim të shkurtuar, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Voda u hetua dhe u gjykua nën masën arrest shtëpie, si dhe për të u dha dënimi plotësues i heqjes së të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.



