Qeveria ka vënë nën mbikqyrje administratën nëpërmjet aplikacionit “Aktivisti”, i cili gjeneron të dhëna personale, por edhe sjelljet në rrjet të punonjësve në raport me postimet e ministrave.
Një punonjëse e administratës në një nga ministritë në vend, në kushtet e anonimatit, ka pohuar për MCN, se fillimisht janë udhëzuar ta shkarkojnë këtë aplikacion, por më pas u kthye në një detyrim.
Ajo shpjegon edhe mënyrën sesi funksionon “Aktivisti”.



